Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy efektivët e policisë të cilët u arrestuan pak ditë më parë për shkak se akuzohen se zhvatnin qytetarët në zonën e Liqenit Artificial duke u marrë shuma parash.
Serxhio Cani, efektiv i patrullës së përgjithshme dhe Sajmir Muzikanti polic bashkiak ranë në prangat e policisë pasi dyshohet se ndalonin të rinjtë që kapeshin duke konsumuar lëndë narkotike dhe u kërkonin paratë, që të mos u viheshin prangat.

Sipas News 24, në seancën e ditës së sotme, Muzikanti e ka pranuar akuzën, ndërkohë që Cani e ka hedhur poshtë atë.