Protestuesit janë zhvendur para Kryeministrisë. Ata nisën të protestonin para Ministrisë së Brendshme, por janë larguar pas një ore prej aty. Tashmë do të pozicionohet para godinës së Kryeministrisë. Mbetet për tu parë nëse në Kryeministri janë marrë masa nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.

