Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë për Hasan Sula, i cili mori përsipër të gjithë përgjegjësinë për kanabisin e gjetur shtëpinë e tij në Rinas.
Hasan Sula u arrestua bashkë me bashkëshorten të shtunën,pas operacionit antidrogë të ndërmarë nga policia e Tiranës.
Gjatë ditës së sotme në seancë gjykata ka vendosur të lërë të lirë gruan, Merita Sula, ndërsa për bashkëshortin e saj, Hasan Sula, u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
Kujtojme se policia arriti të gjente rreth 1.2 ton drogë në katin e dytë të banesës ku jetonte Hasan Sula,në zonën e Rinasit.//sosnews.al

