Më shumë se 1/3 e vajzave dhe grave dhe 1 në 12 burra kanë përjetuar dhunë nga partnerët në jetën e tyre. Të dhënat vijnë nga statistikat e institucioneve në Amerikë ndërsa çdo kush do të mendonte se në Shqipëri numri i rasteve mund të jetë dhe më i lartë duke pasur parasysh se në çdo 24 orë regjistrohen mbi 16 raste të tilla.

Nëse pyesni veten se cfarë mund të bëni, më poshtë po ju japim 10 pika të cilat mund t`iu ndihmojnë ju por dhe komunitetin se si të minimizoni dhunën në familje.

1.Njihni shenjat -Dhuna në familje mund ti ndodhë kujtdo pavarësisht moshës races, fesë, pasurisë por edhe edukimit. Disa herë dhuna fillon herët në marrëdhënie dhe disa herë të tjera duhen muaj ose dhe vite që të shfaqet. Por zakonisht ka disa shenja paralajmeruese. Kini kujdes nga këta “piketa të kuqe” që një abuzues potencial mund të shfaqë:
•Të qënit xheloz për miqtë e tu ose kohës së harxhuar larg tij ose saj
•Duke iu shkurajuar që të mos kaloni kohë larg tij
•Duke ju vënë në siklet ose fajësuar ju
•Kontrollimi i të gjitha vendimeve financiare tuajat
•Duke ju bërë të ndiheni fajtorë për të gjitha problemet në marrëdhënie
•Duke ju ndaluar që të punoni
•Duke ju dëmtuar qëllimisht pronën tuaj
•Kërcënuar me dhunë osë dikë pranë jush që të marrë mbështetjen tuaj
•Duke iu bërë presion që të bëni seks edhe kur ju nuk doni
•Duke iu kërcënuar fizikisht sidomos me armë.
2. Mos e injoroni këtë Oficerët e policisë dëgjojnë gjithmonë të njëjtën gjë herë pas here nga dëshmitarët- e pashë- e dëgjova/ mendova por nuk doja të përfshihesha.Nëse dëgjon tek dera ngjitur shtëpisë tuaj për një situatë të dhunshme njoftoni policinë.Mund të shpëtoni një jetë.

3. Mbani vesh. Nëse dikush hapet me ju për dhunën që ushtrohet mbi ta dëgjoni pa gjykuar. Besoni në ato çfarë thotë dhe pyesni se si mund ta ndihmoni.
4. Jini i disponueshëm. Nëse dikush që ju njihni ka frikë se gjërat mund të përkeqësohen bëhuni gati ta ndihmoni në çfarëdolloj mënyre.
5. Njihni numrat e emergjencës. Asnjëherë nuk dini se në çfarë momenti do iu duhet të vini në ndihmë, ndaj për këtë duhet të jeni të gatshëm me të gjithë numrat e emergjencës apo ato të gjelbër në ndihmë të të dhunuarve.

6. Mbani kontakte të vazhdueshme. Nëse dikush që ju njihni është në rrezik sigurohuni që të mbani kontakte të vazhdueshme me të për tu siguruar për gjendjen shëndetësore.

7.Kthehuni në burim. Kushdo që përjeton dhunë në familje i nevojiten streha, plane për tu larguar ose dhe para celularë gjatë kohës që jeton me abuzuesin. Ofroni të bëheni ndihmësi kryesor, në këtë mënyrë minimizoni stresin dhe ndjesinë se të gjithë e kanë braktisur

8.Shënoni gjithçka. Dokumentoni çdo incident në të cilin bëhëni dëshmitar dhe përfshini datën kohën vendin dëmet por dhe rrethanat. Mos harroni se ky informacion mund të jetë mjaft i dobishëm në raportet policore por edhe seancat gjyqësore.

9.Përhapni fjalën. Kontaktoni me cdo organizatë të mundshm në mënyrë që të rrisni vigjilencën për dhunën në familje në komunitetin tuaj

10.Përdorni çdo mjet. Përdorni çdo mjet dhe burim financiar për të ndihmuar një person i cili bie pre e abuzimeve në mënyrë që të mos kthehet në viktimën e radhës

/SOSNEWS

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version