Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një shqetësim për sigurinë publike.

INSTAT ka publikuar raportin e statistikave për 8 mujorin e këtij viti dhe krahasimin me vitin 2016.

Pavarësisht se vërehet një ulje e numrit të aksidenteve gjatë maujt gusht në pikun e sezonit turistik është vërejtur një rritje e lehtë krahasuar me Gushtin e vitit 2016.

Tirana vijon të jetë qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore dhe me numrin më të lartë të vitkimave.

Në tetëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të plagosur gjatë muajit Gusht 2017 është 270 nga 269 persona të plagosur në Gusht 2016. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është rritur me 29,1 %.

Në Gusht, aksidentet rrugore, në 83,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 25,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me të një njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 80,7 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 27,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 5,2 % me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Gusht 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona.

Tiranë, më 19 Shtator 2017: Në muajin Gusht 2017 numërohen 215 aksidente rrugore nga 198 aksidente të ndodhur në Gusht 2016. Në krahasim me Gusht 2016, numri i aksidenteve është rritur me 8,6 %.
Numri i të aksidentuarve është 292 persona nga 294 që ishte një vit më parë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version