Gjykata italiane vendosi të lërë në burg 3 shqiptare dhe 1 italian, te cileve iu sekuestruan me shume se 2.4 ton droge.

Autoritetet italiane sqarojnë se operacioni u zhvillua të enjten duke u gdhirë e premtja e kaluar. Një patrullë në rajonin e Ravenas, diktoi një furgon të ndotur me baltë e rërë, në të cilin ndodheshin dy persona.

Gjatë kërkimit të dokumentacionit nga autoritetet, personi që ndodhej si pasagjer arriti të largohej me vrap duke u ndjekur nga policia.

Në ndjekje e sipër pati edhe një përleshje si dhe të shtëna armësh, nga të cilat një officer policie mbeti I plagosur.

Brenda fugonit të drejtuar nga shtetasi italian u gjetën 2.4 tonë marijuanë, 62 kilogramë hashash dhe 4 vajra hashashi.

Ndërkohë policia vijoi ndjekjen e të dyshuarve, duke rënë në gjurmë të tyre ne nje local. Trafikantët u dalluan  pasi veshjet e tyre ishin bërë me baltë.

Policia sqaroi se 26 vjeçarit italian iu gjetën disa shënime ku mbante emrat, shifrat dhe numërat e telefonit. Ndërsa Tre shqiptarët jane përkatësisht, të moshave 27, 53 dhe 21vjec.

Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Shqipëria përmes detit me një skaf .

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version