Me një procedurë të hapur , Drejtoria e Policisë së kryeqytetit ka hapur tenderin për ndërtimin e një godine 5+1 e cila do të shërbej si ambjent ku do të vendosen dhomat e e sigurisë së paraburgimit të policisë tiranë.

Godina e re parashikohet të përfundojë brenda vitit 2021 dhe do të ndërtohet tek rruga “Mine Peza” ngjitur me ambjentet e komisariatit numër 3.Afati  i fundit për dorëzimin e ofertave është 22 prill 2019.

Referuar dokumenteve të tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, prona në të cilën mendohet të krijohet Blloku i Dhomave të Sigurisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është me vendndodhje në zonën kadastrale nr.8350, me numër pasurie 4/459, sipas dokumentit hipotekor “Çertifikatë për Vërtetim Pronësie nr.1271152, lëshuar më date 15.02.2016”, me adrese Rruga Mine Peza, Tiranë.

Sipërfaqja totale është 746 metra katrore ndërsa sipërfaqja ndërtimore (objekti 1-kat) 351.6 m2 Prona ka komponent përbërës të saj një objekt 1-kat, i cili është ndërtuar në vitin 1969, me konstruksion mbajtës me kollona dhe mur tulle dhe është në gjendje tepër të amortizuar dhe jashtë shërbimit.

Për këtë objekt kërkohet prishja e tij dhe sipërfaqja e lire e truallit nën objekt që përftohet nga prishja, bëhet pjesë e sipërfaqes totale të lirë të pronës 746 m2 që do të jetë objekt studimi për ndërtimin e Bllokut të Sigurisë së DVP Tiranë dhe të ambienteve të tjera ndihmëse të kësaj strukture.

Blloku i Dhomave të Sigurisë do të ketë në katin nëntokë dhomë kontrolli për të ndaluarit, detektorë, garazh për 40-50 automjete etj. Kati i parë përdhe parashikohet të ketë zyrë për shefin e seksionit, ambiente për veshjet e armët, sallë mbledhjesh etj. Kati i parë parashikohet të ketë dhomë mjeku, dhomë intervistimi, dhomë për paraqitje e për njohje, dhoma sigurie, ambiente për veshje dhe ushqime për të ndaluarit etj.

Katet 2 dhe 3 parashikohet gjithashtu që të kenë dhoma mjeku, dhoma intervistimi, ambiente për veshjet e ushqimet për të ndaluarit etj. Ndërsa kati i katërt veç dhomës së mjekut, dhomës së njohjes, e zyrave të administratës, parashikohet të ketë 15 dhoma sigurie./sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version