2 aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave pasditen e sotme në Divjakë. Fillimisht një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat” me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve. L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë, ndërkohë që kanë mbetur të lënduar pasagjerët e identifikuar me inicialet: Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas pak minutash, një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “3 urat-Çermë”. Shoferja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka humbur jetën nëna e drejtueses së makinës H. A. Aktualisht drejtuesja e makinës B. A. është transportuar për në spital dhe po merr trajtim mjekësor. Deri më tani nuk dihen shkaqet e asnjë prej aksidenteve.