Policia finalizoi operacionin e koduar “Fillim Vjeshte” në Vlorë ku u sekuestruan 211 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Gjatë operacionit në pranga ra një person ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Dilaver Peçaj 41 vjeç kishte fshehur drogën në një banesë 2 katëshe në lagjen Uji i Ftohtë. Në një nga dhomat e vilës policia gjeti të paketuar kanabisin. Njëkohësisht blutë kanë nisur procedurat e verifikimit të pasurisë së 41 vjeçarit dhe sekuestrimin e banesës e cila dyshohet se është përftuar nga aktiviteti kriminal.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version