Policia e Shkodrës pas një pune të mirëorganizuar ka përfunduar me sukses operacionin “BROKEN HOUSE”
Janë dokumentuar me prova rreth 11 vjedhje në Qarkun e Shkodrës gjë qe solli identifikohet grupi kriminal, dhe ndalimin e 3 të dyshuarve si autor të këtyre vjedhjeve.
Të arrestuarit:
-E.D, 28 vjeç, banues fshati Rrashkullaj, Malësi e Madhe,
-A.B, 39 vjeç, lagje ”Skënderbeg”, Shkodër
-G.D, 40 vjeç, lagje “Vasil Shanto” Shkodër.
Ndalimi i tyre u bë pasi nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje me anë të thyerjes në banesa të ndryshme në Qarkun Shkodër, dhe konkretisht:
1-Më datë 26.06.2017, në lagjen “Kongresi i Përmetit’, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe.
2-Me datë 09.07.2017, në lagjen “Tre Herojnt”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç.
3-Me datë 18.08.2017, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. K. 60 vjeç.
4-Me datë 23.08.2017, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç.
5-Më datë 23.09.2017, në lagjen Shirokë, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç.
6-Me datë 22.08.2017, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç.
7-Me datë 24.09.2017, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj.
8-Më datë 01.06.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç.
9-Më datë 17.08.2017, në fshatin “Gruemirçesmë”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç
10-Më datë 19.08.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç.
11-Më datë 01.07.2015, në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur me thyerje banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç.sosnews.al
