Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimin e shqiptarit Erson Sinaj në Britaninë e Madhe pasi përndoqi një vajzë të mitur. Para Gjykatës, ai pretendon se vuan nga probleme të shëndetit mendor, por ky justifikim nuk e ka shpëtuar nga burgu. Sipas mediave britanike, shqiptari i pastrehë e pa 11-vjeçaren në një park të Londrës së Jugut dhe aq mjaftoi për ta ndjekur nga pas.
Pavarësisht se fqinjët i thanë të largohej, ai trokiste vazhdimisht në derën e shtëpisë të së miturës dhe qëndronte jashtë duke i ngulur sytë në dritaren e saj të dhomës. Ndërkohë që e ëma e të miturës, fillimisht besonte se ai po përpiqej të vidhte shtëpinë, por më pas kuptoi se ai kishte një obsesion me vajzën e saj. Pasi u arrestua, ai i tha Policisë se kishte parë një vajzë në park që i pëlqente, se e donte. Për këtë gjë ai u dënua me 8 muaj burg. Gjatë procesit gjyqësore, u zbulua se Sinaj kishte mbërritur në Britaninë e Madhe rreth tre javë më parë me një gomone, e që kur kishte shkelur në Angli flinte në stolat e parkut.
Para togave të zeza, Sinaj kërkoi mbështetje për shëndetin mendor duke u shprehur i shqetësuar se mund të ishte deluzional, por duket se kujdesin që ka kërkuar do e marrë në burg, ku edhe po vuan dënimin e tij.

