7 persona u arrestuan përgjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Tiranës. Në njoftimin e shpërndarë për mediat  blutë sqarojnë të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

I pari një 41 – vjeçar me inicialet M.B, banues në Tiranë u arrestua pasi gjykata e krimeve të rënda kishte dhënë masën e arrestit me burg për  “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” në bashkëpunim, “Kultivimit i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Një tjetër person A. K., 50 vjeç, banues në Tiranë ishte në kërkim dhe u ndalua  pasi po e njëjta gjykatë e akuzonte për “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë në pranga ra dhe një grua 52 vjeçare N. G., banuese në Tiranë. Gruaja, ishte e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrim”

Gjatë kontrolleve u arrestuan dhe dy hajdutë. K. Z. dhe S. K. 19 e 24 vjeç, banues në Bilisht e Kuçovë rreth orës 02:30, në rrugën “Hysen Xhura”, tentuan të vjedhin lokalin e një 45-vjeçari.

U arrestua në flagrancë A. S., 45 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi rrugën “Qemal Stafa”, në një lokal në pronësi të tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike.

Në Kavajë policia arrestoi dhe dy persona pasi drejtonin motorrët e tyre pa leje përkatëse.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version