Babai i 24-vjeçarit që mbyti nënën mbrëmjen e kaluar në Përmet ka akuzuar doktorin e djalit të tij për ngjarjen. Pas aktit të rëndë të të birit, babai i Albi Muhollarit, është shprehur se djali i tij nuk duhet të burgoset por doktori i tij.
“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” tha i ati.
Babai akuzon doktorin pasi sipas tij ata kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e të birit por ai nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm.

