Ashtu siç kishim premtuar sosneës.al zbardh projekt vendimin e propozuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor për përdorimin e xhamave të zi në automjete.Ky projekt vendim parashikon ndryshimin e disa neneve rregullores në zbatim të kodit rrugor.
Ndryshimet e propozuara:
- Ndalohet qarkullimi dhe regjistrimi në Republikë e Shqipërisë i autoveturave me xhamin e përparmë të errësuar me përjashtim të autoveturave që kanë të errësuar një shirit në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë , me gjërësi deri në 13 cm i cili lejohet të ketë deri në 75 errësim.
- Ndalohet qarkullimi dhe regjistrimi në Republikën e Shqipërisë i autoveturave me xhama të përparmë anësorë të errësuar mbi masën 25%, përkatësisht xhami anësor në të majtë të drejtuesit të mjetit dhe xhami anësorë në të djathtë të pasagjerit në ndenjësen paralel me atë të drejtuesit të mjetit.
- Ndalohet qarkullimi dhe regjistrimi në Republikën e Shqipërisë i autoveturave me xhama të errësuar me efekt pasyrë apo me ngjyra dhe mbulimi i elementëve sinjalizues dallues.
- Lejohet qarkullimi dhe regjistrimi në Republikën e Shqipërisë i autoveturave me xhama të pasmë anësorë dhe xhama të pasmë fundor të errësuar deri në masën 75% me material të prodhuesit ose shtresë errësuese. Lejohet vendosja e perdeve në xhamat e pasmë anësorë, në rradhët mbrapa ndenjëses së drejtuesit të mjetit kur janë fabrikim i prodhuesit të mjetit ose prodhime të tregut të aksesorëve të autoveturave.
Ky projekt vendim ngarkon me detyra specifike Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe Policinë e Shtetit për sigurimin e pajisjeve elektronike të kontrollit të masës së lejuar të errësimit, për zbatimin e këtij vendimi. Gjithashtu parashikon që VKM nr.763, datë 06.12.2005 “Për një ndryshim në rregulloren për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet..sosnews,.al


