Dy ditë pas ngjarjes së rëndë me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e 2 të tjerëve policia është mobilizuar edhe në ambjentet e spitaleve.
Respektivisht Spitali Amerikan 2 përballë QSUT ku po trajtohet i plagosuri Ervis Martinaj është nën ruajtjen e shërbimeve policore të forcës operacionale.

Mbi 40 efektivë të RENEA-s dhe FNSH-së ruajnë ambjentet e brendshme dhe të jashtme të Spitalit Amerikan 2.

Urdhëri për ruajtjen e spitalit është dhënë nga drjetuesit e policsë sështetit për disa arsye. Një burim policor i tha sosneës se vendimi është marrë, për shkak të specifikës së ngjarjes, atë çfarë përfaqësoni plagousri, frika nga ndonjë hakmarrje e mundshme si dhe pas masës së sigurisë arrest me burg të dhënë ndaj tij nga prokuroria.

Çdo hyrje dalje në spitalin Amerikan është super e kontrolluar. Ndërsa me masa siguire por më të ulëta po mbahet dhe i plagosuri tjetër Eljon Hato.
Mbrëmjen 4 Tetorit pas një përplasje të armatosur në zonën e ish bllokut mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe të plagosur dy miqtë e tij MArtinaj dhe Hato.

Policia për ngjarjen ka arrestuar një prej bashkëpunëtorve të grupit tjetër ndërsa vijojnë të jenë në kërkim i fejuari dhe djali i dajës së këngëtares Elvana Gjata./ sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version