44-vjeçari me iniciale E.V. është vënë në pranga pasi ka ardhur nga Italia me armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohtë me vete. Ai është kapur nga shërbimet e Policisë në tentativë për t’i trafikuar armët në vendin tonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.

Arrestimi i 44-vjeçarit u bë i mundur si rezultat i operacionit policor të koduar “Parandalimi.

Policia bën të ditur se 44-vjeçari është banues në Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version