50 kontrata shit-blerjeje pronash e dokumente të ndryshme me rëndësi janë gjetur pas kontrollit të 11 banesave të anëtarëve të bandës së Durrësit e familjes Rraja. Operacioni është zhvilluar dy ditët e fundit. Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë e 6 aparate celulare. Banesat që u kontrolluan janë në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Në pranga janë vënë pesë persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe katër të tjerë. Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.
Në pranga janë vënë: Akil alias Gentian Nërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani dhe Juljan Pjetri.
Në kërkim: Ramazan Rraja, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Operacioni ‘Komploti’ është realizuar pas një tjetër rrëfimi të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

