Gjatë ditës së djeshme u gjet i vdekur në kanalin buzë autostradës Lushnje – Fier, 55 – vjeçari Albert Bullgari.

Bullgari, ishte shpallur i humbur tre ditë më parë nga policia, pas denoncimit të bërë nga i biri i tij.

Ende nuk mund të përcaktohet shkaku i vdekjes,por viktimës iu kan gjetur në trup plagë të shumta të dukshme si prerje prapa kokës, shenja dhunë në ballë, në dy gjunjët dhe bërrylat.

Grupi hetimor,ka marrë në pyetje njërin nga djemtë e 55- vjeçarit.

Sipas prokurorisë së Lushnjës ekspertiza mjeko-ligjore nuk është shprehur akoma dhe hetimet vazhdojnë në tri drejtime, për vrasje, vdekje nga aksidenti, apo vetëvrasje. Ndërkohë vazhdon marrja në pyetje e familjarëve dhe e të njohurve të 55- vjeçarit Bullgari.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version