6 mijë euro për legalizimin e një ndërtimi pa leje ishte shuma finaanciare që fundosi Marin Bezhanin shefin e zyrës së ALUIZNI-t në zonën e Kasharit dhe Laprakës, Brikena Bellin 36 vjeç.
Gjykata e Tiranës shqyrtoi mesditën e së Ejntes vlerësimin e masës së sigurisë për 4 të arrestuar me urdhër të Prokurorisë për korrupsion pasiv dhe aktiv.
Gjykata ka liruar punonjësen e policisë Klea Sala e cila ishte në rolin e personit të interesuar për marrjen e lejes së legalizimit.
Ndërsa Marin Bezhani 31 vjecc (ALUIZNI), Brikena Belli (Hipoteka), dhe sekserja S.Musallaj janë lënë në arrest me burg.
Arrestimi u bë pasi nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës rezultoi se : Shtetasja M.S. ka aplikuar për lejen e legalizimit të një ndërtimi pa leje, në zyrat e ALUIZNI-t, Tiranë, në vitin 2014. Prej asaj kohe, ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje për aplikimin e saj.
Për t’u interesuar për ecurinë e aplikimit, është interesuar vazhdimisht edhe vajza e aplikueses, shtetasja K. Sala, e cila është efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në sallën operative.
Kjo e fundit është njohur me shtetasen S. Musallaj, e cila i ka siguruar se kishte njohjet e duhura për të mbaruar punën me dokumentat.
S. Musallaj ka vendosur kontaktet ndërmjet të interesuarës, K. Sala dhe një punonjësve të Hipotekës së Tiranës, B. Belli. Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit të bëra nga nëna e K.Salës, ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte institucioni i saj (Hipoteka). Gjithësesi, punonjësja e Hipotekës i ka thënë të interesuarës se kishte një mikun e saj te ALUIZNI-i i Tiranës, dega Laprakë, e konkretisht, shtetasin M.Bezhani.
Pas disa komunikimeve ndërmjet personave të mësipërm, është rënë dakord që e interesuara, shtetasja K.Sala, të paguante shumën prej 6 mijë eurosh tek shefi i ALUIZNI-t për Laprakën, M. Bezhani.
Shuma e parave, në formë rryshfeti, është dorëzuar nga shtetasja K.Sala tek punonjësja e Hipotekës, Brikena Belli, ditën e djeshme (dt. 12.11.2017).
Shtetasja Brikena Belli është takuar pasditën e së dielës me shtetasin Marin Bezhani, duke i dorëzuar shumën e parave.
Në vijim të kësaj “pagese”, ditën e sotme (dt. 13.11.2017), aplikuesja K.Sala ka marrë lejen e legalizimit në bazë të aplikimit të kryer nga nëna e saj në vitin 2014.
Kryesoret
“6 mijë euro për legalizimin”/Gjykata lë në burg dy zyrtarët Marinin dhe Brikenën
Të ngjashme
Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !
© 2026 SosNews. Designed by SosNews.

