Investimet e Erion Isait kanë përfunduar në tokë. Era e fortë ka hedhur në tokë, duke rrezikuar kështu jetën e të miturve, fasadën termoizoluese në shkollën ‘Papa Kristo Negovani’. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, materialet termoizoluese në shkollën 9-vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ kanë lëvizur nga vendi, për shkak të erës së madhe.
Shkolla ‘Papa Kristo Negovani’
Fatmirësisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 kur procesi mësimor kishte përfunduar e në oborr nuk kishte mbetur më asnjë nxënës. Mirëpo bashkë me materialet në tokë kanë përfunduar edhe paratë e dhëna për këtë projekt, që mesa duket cilësinë nuk e paska si veti. Rikonstruktimi i kësaj shkolle është kryer nga mesi i vitit 2018 nga kompania ‘Kthella SHPK’, e ka kushtuar jo pak por mbi 68 milionë lekë të vjetra.