Disa të shtëna me armë alarmuan policinë e Tiranës dhe banorët e rrugës “ Bardhyl ” mbrëmjen e së martës.
Në vendngjarje hetuesit gjetën 5 gëzhoja, dhe paraprakisht nuk ka informacione për persona të lënduar.
Sipas policisë të shtënat janë qitur në ajër, ndërkohë që janë shoqëruar për verifikim në komisariat 7 persona.
Në vendngjarje duket një angazhim i madh i bluve të kryeqytetit.
Sipas burimeve ngjarja ka zanafillën tek një konflikt që ka nisur në mjediset e një lokali dhe ka vijuar më pas në trotuar. Policia po kontrollon territorin dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/sosnews

