Disa të shtëna me armë alarmuan policinë e Tiranës dhe banorët e rrugës “ Bardhyl ” mbrëmjen e së martës.

Në vendngjarje hetuesit gjetën 5 gëzhoja, dhe paraprakisht nuk ka informacione për persona të lënduar.

Sipas policisë të shtënat janë qitur në ajër, ndërkohë që janë shoqëruar për verifikim në komisariat 7 persona.

Në vendngjarje duket një angazhim i madh i bluve të kryeqytetit.

Sipas burimeve ngjarja ka zanafillën tek një konflikt që ka nisur në mjediset e një lokali dhe ka vijuar më pas në trotuar.  Policia po kontrollon territorin dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version