Nga Basir Çollaku
Ky është aksioni politik intensiv disavjeçarë. Ideja dhe regjia Edi Rama. Skenarist po ai. Aktorët janë edhe nga PD.
Për këtë paguajnë, shpërblejnë, punësojnë, tenderojnë, manipulojnë. Ka spiunë tej e këndej, të vjetër dhe të rinj, të thirrur në detyrë dhe ata dihet si sillen ndaj shefave.
Natyrisht të përdorurit luajnë në fushën dhe me topin e Ramës dhe çirakët e Veliajt. Disa fatkeqësisht edhe pa e ditur. Të majtët, përfaqësuar nga rilindas dhe jo socialistë, duhet të largohen. Ata kanë mëkatuar në paligjshmëri, abuzime, mafiozlleqe, gangsterizma, plaçkitje, trafiqe, grabitje pronash e parash publike, instalim kriminelësh, vrasësish, pastrues parash, kapje asgjësuese të drejtësisë, jashtë përmasave të rrokur nga mendjet njerëzore. Janë investitorë të frikshëm të eksodit, zhbërjes së Shqipërisë, plakjes, rrudhjes, tkurrjes, boshatisjes nga rinia, formimit të një shteti fatkeq si Azil.Teprimi është tej imagjinatës dhe ikja e tyre nga pushteti, është emergjencë kombëtare. Por ata duan të rrine dhunshëm. Ta thellojnë humnerën. Dhe për këtë, u duhet të rrënojnë opozitën me çdo çmim
Shkatërrimin e PD po e tentojnë ta bëjnë të gjithë në emër të PD. Në këtë kurth të hidhur kanë rënë shumë mandat-konsumues të demokratëve. Mjerisht Qeveria ka futur duart, duke marrë përsipër të vendosë ajo kush duhet të jetë opozitë, me vula, e me llaç e tulla. Datat, gjyqtarët, seancat, vendimet, shkeljet flagrante, të gjitha zbresin nga Telefoni i Ramës drejt të “pavarurve” të drejtësisë. Ka dhe teka diplomatikë si vakte të ndërmjetme. Por sido të vendosin gjykatësit e pushtetit të Ramës, nuk zgjidhet problemi i të djathtëve nga guzhina e tij përçarëse, shpartalluese.
Pyetja e çdo sekondi, për këdo opozitar dhe shqiptar, ende banues në këtë vend, është dhe duhet të jete
Si dhe sa shpejt duhet larguar Edi Rama dhe rraqet e tij qeverisëse??!?!
Ka një problem vitet e fundit në opozitë!! PD e ka marrë këtë virus. Nën petkun e saj, akuzat, denoncimet, protestat, revioltat, kallzimet në Prokurori dhe Medie, tremben pushtetarët dhe qeveritarët e korruptuar. Dhe nxitojnë. Të fikin, të hedhtin kundërshtarin, ta mekin, vakin, pafuqizojnë, devijojnë, ndërtojnë axhenda ndryshe. Ka pasur raste kur ia kanë dalë për bukuri. Janë konsensualosur hollësisht. Për të keqin fat të PD, përfaqësues, të zgjedhur, drejtues të saj, kane gjetur mënyrën për të përfituar nga mazhoranca, duke përdorur aksionet e opozitës! Kjo është fajësi e madhe.
Sot përballja e 14 majit 2023, është ekspozuar nga interesa ku demokratët nuk janë prioritet. Përpjekja e fajtorëve të përbashkët për t’u shenjtëruar më vete rrit shanset e dështimit opozitar, përballë një kundërshtari, potencialisht dhe realisht, kandidatë për në burg.
Nëse fraksionet në PD, presin të përleshen së brendshmi pas zgjedhjeve, duke shpresuar se kjo i forcon përballë fituesit, atëherë shumë deputetë, drejtues qëndrorë, pengmarrës me padira dhe çudira, do të jenë të Panndehur nga Anëtarësia.
Shfajësim-fajësimet, me histori amerikane dhe evropiane, nuk do nxjerrin të larë asnjërin. Nëse USA dhe BE do ishin të pamëshirshëm.me standardet, ligjore, politike, atëherë në Shqipëri do të kishim një qeveri tjetër. Një opozitë tjetër. Një Drejtësi tjetër. Një Parlament tjetër. Si produkt dhe një Shqipëri tjetër.
PD e shërojnë dhe shpëtojnë demokratët, kontribuesit dhe e sëmurin dhe shkatërrojnë përfituesit.
PD të mos shkatërrohet në emer të PD, por të bëhet fituese në emër të saj.
Doni ta vrisni?!
Të qëllojë me gurë mbi të, ai qe nuk ka bërë mëkat kunder saj.Por, po ndodh e kundërta..
Pasi të fitoni, atëhere po, “masakrojeni” PD po deshët. Deri atëherë bëjeni fituese….

