Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë, i varur brenda shtëpisë së tij në Komunën Ampelophytos (Agorelitsa) në Pylos-Nestoros, Greqi.
Viktima u gjet nga të afërmit e tij, shkruajnë mediat greke.
47-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte baba i katër fëmijëve.
Gjithashtu ai ishte pronari i një minimarketi në Ampelophytos.
Hetimet paraprake nuk kanë gjetur asnjë arsye për vetëvrasjen e shqiptarit.

