Shpërthim me tritol në biznesin e rrobave në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar, ku i është vendosur lëndë plasëse biznesit. Ky i fundit është në pronësi të qytetares, Jonida Karaboja.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Banorët e zonës raportuan në orët e para të mëngjesit se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm.
Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.
Vetë pronarja e biznesit, ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të gjetur përgjegjësit.

