Shpërthim me tritol në biznesin e rrobave në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar, ku i është vendosur lëndë plasëse biznesit. Ky i fundit është në pronësi të qytetares, Jonida Karaboja.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Banorët e zonës raportuan në orët e para të mëngjesit se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/11/shperthimi-durres.mp4

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.

Vetë pronarja e biznesit, ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të gjetur përgjegjësit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version