Është arrestuar në portin e Durrësit një shtetas Italian i cili tentoi të kalojë kufirin, në drejtim të Italisë me pasaportë dhe kartë identiteti Sllovene të dyshuara se janë false.
Policia e Durrësit bëri të mundur arrestimin e Giuliano Velo 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Interpol Madrid Spanjë duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
58 vjeçari Velo dyshohet se në vendin e quajtur “Paraje Charcon” të qytetit Aguilas/ Spanjë, ka vrarë me armë zjarri një shtetas italian.
Policia e Durrësit ka bëre të mundur arrestimin e përkohshëm të tij me qëllim ekstradimin në Spanjë.sosnews.al
