Është arrestuar në portin e Durrësit një shtetas Italian i cili tentoi  të kalojë kufirin, në drejtim të Italisë me pasaportë dhe kartë identiteti Sllovene të dyshuara se janë false.

Policia e Durrësit bëri të mundur arrestimin e Giuliano Velo 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Interpol Madrid Spanjë duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

58 vjeçari Velo dyshohet se në vendin e quajtur “Paraje Charcon” të qytetit Aguilas/ Spanjë, ka vrarë me armë zjarri një shtetas italian.

Policia e Durrësit ka bëre të mundur arrestimin e përkohshëm të tij me qëllim ekstradimin në Spanjë.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version