Sos news zbardh identitetin dhe sjell fotot ekskluzive të punonjëses së seksit që i’u sekuestruan 3 apartamente ne qytetin e Vlorës pasi dyshohet se i ka blerë nga të ardhurat që ka fituar nga aktiviteti i paligjshëm i ushtrimit të prostitucionit në Belgjikë.
Ajo është 35 vjeçarja Elisa. R e cila në të kaluarën ka fituar edhe çmime sa i përket eventeve të bukurisë, si miss bikini.
3 apartamentet, me vlerë të përafërt rreth 200 mije euro, kanë qenë të regjistruara në emër të E. R.
Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, janë krijuar dyshime të arsyeshme se E. R, nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen “Pavarësia”).
Sipas prokurorisë, të tre apartamentet janë sekuestruar me dyshimet se “kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë”/ sosnews
