Sos news zbardh identitetin  dhe sjell fotot ekskluzive të punonjëses së seksit që i’u sekuestruan 3 apartamente ne qytetin e Vlorës pasi dyshohet se i ka blerë nga të ardhurat që ka fituar nga aktiviteti i paligjshëm i ushtrimit të prostitucionit në Belgjikë.

Ajo është 35 vjeçarja Elisa. R e cila në të kaluarën ka fituar edhe çmime sa i përket eventeve të bukurisë, si miss bikini.

3 apartamentet, me vlerë të përafërt rreth 200 mije euro, kanë qenë të regjistruara në emër të E. R.

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, janë krijuar dyshime të arsyeshme se E. R, nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen “Pavarësia”).

Sipas prokurorisë, të tre apartamentet janë sekuestruar me dyshimet se “kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë”/ sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version