Gentian Myrta grabit dhe shkatërron pyllin e Prushit në Vaqarr”
Një denoncim i bërë nga banorët e prushit në njësiën administrative vaqarr po zvarritet prej disa muajsh në insititucionet e shtetit. Ata denoncojnë kryetarin e njësisë administrative vaqarr Gentian Myrta që ka përvetësuar në emër të familjarëve të tij një pjesë të tokës në masivin pyjor të prushit . e ka rrethuar dhe ka filluar ndërtimin e një kompleksi vilash.
“Një super grabitje dhe krim mjedisor nga kryetari i Njësisë Administrative Vaqarr, Gentian Myrtaj po bëhet pranë një kodre të liqenit të fshatit Prush. Gentian Myrta pasi e ka kaluar në pronësi në mënyrë abusive një pjesë të tokës në këtë zonë ka filluar ta shpyllëzojë me eskavator të mëdhenj. Tashmë ka filluar ta rrethojë dhe ka nisur ndërtimin. Ajo që habit është se kjo kodër është e shpallur më parë nga kryebashkiaku Veliaj si Park i mborjtur nga shteti. JKy është një krim mjedisor që po bëhet nga një grabitësh pronash dhe një i përjashtuar nga policia si kapterr Gentian Myrtaj. Ai njihet dhe si “Tirja” i Njësisë Administrative Vaqarr. “
Banorët shprehen të shqetësuar se Gentian Myrta përvec mbrojtjes politike ka dhe mbrojtjen e djalit të xhaxhait nënkomisar Sokol Myrtaj i cili mban detyrën e shefit të krimeve të komisariatit 6 dhe që ndërhyn për mos referimin e kallëzimeve ndaj kryetarit të njësisë administrative Gentian Myrta.
Krimi mjedisor është i dënuar dhe me kodin penal ku parashikohet në nenet 200 Pushtimi i tokës. Neni 205 Prerja e paligjshme e pyjeve. Sipas banorëve dhe pushtimi i tokës është bërë me falsifikim të dokumentave shtetërore në bashkëpunim dhe me prefekturën dhe hipotekën e tiranës.
Në vitin 2011 banorë të Prushit bën kallëm ndaj Gentian Myrta për vjedhje të pronës rreth 13 mijë metra katror tokë.
“Subjekti: Ne fshatin Prush dy parcela toke me siperfaqe 5700 m2 sma 76 (përbërja mekanike e tokës) vm dhe vmp 6.25 (përbërja e tokës) si dhe tjetra po në Prushe me sipërfaqe 7140 sma, që janë tjetërsuar dhe mbivendosur me dokumentacion të falsifikuar dhe pikërisht në vitin 2006, sikur letrat janë bërë në vitin 1991, që përkon dhe ndarja e tokës, sipas frymëve ose antarëve të familjes në bazë të ligjit 7501.Perfituesi e tokes jane Tahir dhe Dilaver Driza.“

