Në vend që të kenë fokusin për t`iu dhënë dije dhe arsim nxënësve dhe të përkujdesen për të  shmangur konfliktet e mundshme mes të miturve, drejtuesit e shkollës 9 vjeçare në Paskuqan kanë dhënë modelin më të keq se si mund të jenë mësuesit dhe drejtuesit në shkolla.

Një mosmarrvëshje e akumuluar prej disa kohës është bërë shkak që dy drejtuesit e shkollës, përkatësisht drejtori Dedë M. dhe nën drejtoresha Lindita B. të shpërthejnë në një konflikt të hapur dhe të ashpër mes tyre duke shokuar jo vetëm kolegët e tyre por dhe nxënësit e shkollës.

Ne rreth dy drejtuesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit” te perfshire ne konflikt

Burime brenda shkollës i thanë sosnews.al se është dashur ndërhyrja e mësuesve të tjerë për ti dhënë fund konfliktit verbal të nisur mes dy drejtuesve të shkollës i cili mund të përshkallëzohej.

Nëndrejtoresha ka pretenduar se është fyer dhe ofenduar me fjalë të rënda nga ana e drejtorit dhe se për këtë arsye ajo ka kërkuar  dhe ndihmën e policisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur javën e kaluar dhe ditën e sherrit. Do ishte mirë që dy drejtuesit e shkollës të sqarojnë më mirë se çfarë ka ndodhur kush është burimi i konfliktit dhe të evitonin një përplasje tjetër mes tyre në sy të nxënësve./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version