Një debat i ashpër ka ndodhur në ambjentet e brendshme të spitalit të traumës, mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish deputetit të Partisë Demokratike Bardh Spahia. Debat i cili është ndërprerë vetëm me ndërhyrjen e policisë që ka nxjerrë me forcë ish deputetin nga ambjentet e spitalit.
Bardh Spahia: Ministër nuk vihet në spital me një tabor kështu.
Sandër Lleshaj: Me cfarë statusi vjen ti këtu?
Bardh Spahia: Me statusin e përfaqësuesve të opozitës të vërtetë, jo të asaj që keni bo ju. Kur je bo dhe ti ministër imagjino çfarë statusi duhet. Me mua flet ti ashtu, por mbajë përgjegjësi aty për dëmtimëve të policëve dhe të atyre qytetarëve. Për sjelljet arrogante tuaj. E keni të afër fundin. As serbi nuk bën kështu. Shih ca i keni bërë qytetarëve, shko e vizitojë.
Sandër LLeshaj: Kush i ka bërë qytetarëve ? Me atë dorën të zezë dhe qytetarëve dhe policëve , more i pafytyrë
Bardh Spahia: Edhe policiët i lë pa mbrojtje.
Policët kapin me forcë ish deputetin Bardh Spahia dhe e nxjerrin nga ambjentet e korridiorit të dhomave të mjekimit të urgjencës së spitalit të traumës.
SOSNEWS.AL

