Shkarkohet nga detyra drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.
Kryeministri Edi Rama njofton se Bendo “do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”.
Ndersa arsyeja pse Bendo iken nga kjo detyre sipas Rames eshte per te vijuar “studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë”, ne SHBA.
“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama.
Presidenti Bajram Begaj e ka dekretuar shkarkimin e Bendos nga posti që ai mbante.
Bendo ishte emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës, datë 05.11.2018.

