Ish-komandanti i përgjithshëm i forcave tokësore të Rusisë, Alexei Maslov, ka ndërruar jetë papritur.
Maslov, i cili kishte shërbyer edhe si përfaqësuesi kryesor ushtarak i Rusisë në NATO, ndërroi jetë ditën e Krishtlindjes në moshën 69-vjeçare.
Vdekjen e tij e njoftoi kompania e ndërtimit të makinerive Uralvagonzavod, ku ai punoi pas karrierës së tij ushtarake.
Maslov doli në pension nga shërbimi ushtarak në 2011.
Kujtojmë se vdekjet e gjeneralëve të lartë rusë dhe të disa oligarkëve, të ndodhura pas nisjes së luftës në Ukrainë, janë të mbushura plotë hije dyshimi, për vetë mënyrën sesi ato kanë ndodhur.

