Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimet e zyrtarëve në bashkinë e Dimalit. Shkak i arrestimeve janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit. Zyrtarët e bashkisë Dimal jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë.
Për çdo leje ndërtimi ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.
Të arrestuarit:
-Arben Guraj Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve.
-Altin Pali, drejtor Urbanistike.
-Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës.
-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare.
-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie.
SPAK i akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

