GJKKO ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit, të arrestuar për korrupsion. Gjatë seancës së sotme, u vendos që të ndryshohet masa për Agim Cunin. Specialisti i emergjencave nuk do të lihet në burg por në arrest shtëpie.
MASAT MË POSHTË:
-Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali ‘arrest me burg’
-Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës ‘arrest shtëpie’.
-Agim Cuni, Specialist te Emergjencat ‘arrest shtëpie’.
-Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve ‘arrest me burg’.
-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare ‘arrest me burg’.
-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë ‘arrest me burg’.
Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, ndërsa i jepnin kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Sipas SPAK, ata i impononin qytetarët që ndërtime të caktuara në terren të bëheshin pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë, duke favorizuar kështu kompani të caktuara të ndërtimit.

