Kanë përfunduar me sukses 2 operacione të organizuar nga policia e Tiranës,ku janë sekuestruar rreth 1 tone 300kg drogë si dhe një armë zjarri e prova të tjera materiale.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 6 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Në operacionin e kryer në rrugën “Unaza e re, Lidhja e Prizrenit”,policia goditi një grup që kryente veprimtari kriminale ku u arrestuan Fajton Mesi(31 vjeç, banues në Nikël –Çerek),Ilir Ferati(31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës),Izmir Muja(32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me pare), Sajmir Grosha(33 vjeç, banues në Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më pare) si dhe u shpall në kërkim A.Ç.(38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojitCannabis Sattiva në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamzës, Paskuqanit, Babrrusë, etj.
Gjatë arrestimit në bagazhin e automjetit dhe në sediljen e pasme janë gjetur gjithësej 8 thasë të mbushur me bimë të tharë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Policia ka neutralizuar edhe 3 personat e tjerë të cilët qëndronin në kryqëzimin e Paskuqanit duke ruajtur lëvizjen e automjetit tip “Wolksvagen Polo”.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe 4 telefona celularë.
Gjatë operacionit të dytë policia arriti të arrestonte:
- Hasan Sula, 50 vjeç, banues në Rinas;
- Merita Sula, 45 vjeçe, bashkëshortja;
Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:
– K. S, 26 vjeç, banues në Rinas;
– S. S., 25 vjeç, banues në Rinas.
Arrestimi i çiftit Sula si dhe shpallja në kërkim e dy djemve të tyre u bë pasi, një sasi lënde narkotike e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua nga Policia ka rezultuar të jetë marrë nga Hasan Sula, me banim në Rinas.
Pas ushtrimit të kontrollit të banesës ka rezultuar se kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:
- 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.
- 1 pushkë model 56
- 25 fishekë
- 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).
Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.sosnews.al
