Kanë përfunduar me sukses 2 operacione të organizuar nga policia e Tiranës,ku janë sekuestruar rreth 1 tone 300kg drogë si dhe një armë zjarri e prova të tjera materiale.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë  6 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në operacionin e kryer në rrugën “Unaza e re, Lidhja e Prizrenit”,policia goditi një  grup që kryente veprimtari kriminale ku u arrestuan  Fajton Mesi(31 vjeç, banues në Nikël –Çerek),Ilir Ferati(31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës),Izmir Muja(32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me pare), Sajmir Grosha(33 vjeç, banues në Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më pare) si dhe u shpall në kërkim  A.Ç.(38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojitCannabis Sattiva në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamzës, Paskuqanit, Babrrusë, etj.

Gjatë arrestimit  në bagazhin e automjetit dhe në sediljen e pasme janë gjetur gjithësej 8 thasë të mbushur me bimë të tharë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Policia ka neutralizuar edhe 3 personat e tjerë të cilët qëndronin në kryqëzimin e Paskuqanit duke ruajtur lëvizjen e automjetit tip “Wolksvagen Polo”.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe 4 telefona celularë.

Gjatë operacionit të dytë policia arriti të arrestonte:

  • Hasan Sula, 50 vjeç, banues në Rinas;
  • Merita Sula, 45 vjeçe, bashkëshortja;

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:

–         K. S, 26 vjeç, banues në Rinas;

–          S. S., 25 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i çiftit Sula si dhe shpallja në kërkim e dy djemve të tyre u bë pasi, një sasi lënde narkotike e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua nga Policia ka rezultuar të jetë marrë nga  Hasan Sula, me banim në Rinas.

Pas ushtrimit të kontrollit të banesës ka rezultuar se kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:

  • 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.
  • 1 pushkë model 56
  • 25 fishekë
  • 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).

Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version