Nje 20 vjecare nga Korça ndërroi jetë në spitalin e Korçës ndërkohë që pak javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Grejsi Prifti banore e lagjes 4 të qytetit shkoi në spitalin e Korçës pasi nuk ndihej mirë por pak minuta pasi mbërriti atje gjeti vdekjen.
Mësohet se fillimisht ajo u ka treguar familjarëve se kishte dhimbje gjoksi dhe nuk ndihej mirë çka ka bërë që ata menjëherë të nisen drejt spitalit rajonal të Korçës.
Sipas të dhënave e reja ka pasur probleme shendetesore edhe gjatë shtatëzanisë si pasojë e tensionit të lartë ndërkohë që ka qëndruar në Tiranë në maternitetin “Koço Gliozheni” për një muaj nën kujdesin e mjekëve derisa ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Ajo u kthye në Korçë rreth 3 jave më parë dhe vetëm ditën e sotme pati problem shëndetësore të cilat rejzultuan fatale. Familjarët kanë kërkuar ekspertizë nga mjeksia ligjore për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 20 vjeçares
