Nje 20 vjecare nga Korça  ndërroi  jetë në spitalin e Korçës ndërkohë që pak javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Grejsi Prifti banore e lagjes 4 të qytetit shkoi në spitalin e Korçës pasi nuk  ndihej mirë por pak minuta pasi mbërriti atje gjeti vdekjen.

Mësohet se fillimisht ajo u ka treguar familjarëve se kishte dhimbje gjoksi dhe nuk ndihej mirë çka ka bërë që ata menjëherë të nisen drejt spitalit rajonal të Korçës.

Sipas të dhënave e reja ka pasur probleme shendetesore edhe gjatë shtatëzanisë si pasojë e tensionit të lartë  ndërkohë që ka qëndruar në Tiranë në maternitetin “Koço Gliozheni” për një muaj nën kujdesin e mjekëve derisa ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo u kthye në Korçë  rreth 3 jave më parë dhe vetëm ditën e sotme pati problem shëndetësore të cilat rejzultuan fatale. Familjarët kanë kërkuar ekspertizë nga mjeksia ligjore për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 20 vjeçares

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version