Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme në Greqi. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në zonën e Skylabela në ishullin Mykonos.
Një 27-vjeçar mësohet se ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë, në rrethana ende të paqarta. Shoferi i makinës, i cili punonte në një lokal, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për vdekje të riun. Siç raportojnë mediat greke, përplasja ka qenë aq e fortë saqë i riu është hedhur nga makina.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendodhje kanë shkuar ambulanca, policia dhe zjarrfikësja, por i riu i cili jetonte në Mykonos kishte ndërruar jetë.

