Kremlini kërcënon se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të sillte pasoja për sigurinë e Evropës.
“Ju e dini pozicionin absolutisht të qartë dhe të qëndrueshëm të Federatës Ruse se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ketë pasoja shumë, shumë negative për arkitekturën e sigurisë, arkitekturën tashmë gjysmë të shkatërruar të sigurisë në Evropë”, tha Peskov.
Aleanca ka vendosur të heqë një kërkesë burokratike për anëtarësim, duke i mundësuar Ukrainës të bashkohet më shpejt kur të përfundojë lufta, shkruajnë mediat e huaja. Edhe nesër NATO do të mbajë një samit në Vilnius, Lituani, që synon të tregojë solidaritet me Ukrainën.

