Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka bërë një paralajmërim. Në rrjetet e saj sociale, Anila Hoxha shkruan se Drejtoria e Burgjeve po liron hapësirat në qelitë e paraburgimit të “313” në Tiranë.
Sipas saj, autoritetet kanë transferuar mbi 30 të ndaluar në Fier dhe në Shkodër, për të liruar vendin në Tiranë, duke nënkuptuar se diçka e madhe po pritet që të ndodhë, me shumë gjasa arrestime për çështjen e inceneratorëve, por ende nuk ka asnjë sinjal nga autoritetet përkatëse.
“Cfarë pritet të ndodhë? Burgjet sapo boshatisën 30 vende ne qeli pranë paraburgimit 313. Te paraburgosurit jane shpërndarë në Fier dhe Shkodër…,“-shkruan gazetarja në rrjetet e saj sociale.
Deri më tani gjithçka duket e qetë, por me dosjen e inceneratorëve në SPAK duket se kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë.

