Ka shumë mënyra për të përshkruar Federik Tatën, si një tutor prostitutash, si një njeri i familjes, si një shkelës i ligjit, si njeri fjalës së mbajtur por dhe si person që qëllon me armë pa iu dridhur syri.
Shumica e banorëve në Shkodër që e njohin i thërrasin”Tata” dhe e urojnë me shprehjen “Të rujt Krishti”, një gangster i zonës i cili ka kaluar disa vite të jetës së tij në burg dhe është përballur me shumë akuza për vepra të ndryshme penale. Ai nuk di të ndalet , jeton vrullshëm si të ishte një 20 vjeçar, pavarësisht se pasaporta e tij tregon se tashmë i ka mbushur të 50-tat.

Ai mban dy emra dhe dy mbiemra për shkak të së shkuarës së tij kriminale shumë komplekse.

Ditën që u arrestua mbante 5 varëse floriri në qafë, në njërën prej tyre mbante kryqin, në një tjetër mbante shqiponjën dy krenare, në çdo gisht të dorës kishte nga një unazë floriri, gjithmonë i veshur shik me rroba të shtrejnta dhe kryesisht ngjitur pas trupit Federik Tota nuk ta jep përshtypjen e një 50 vjeçari por ndaj tij policia kishte mbledhur shumë prova e fakte për implikimin si drejtues i një rrjeti të strukturuar prostitucioni.

Floriri nuk i mungonte as në kyçet e duarve në të majtën një byzylk i trashë plot shkëlqim ndërsa në të djathtë një orë rrëzëllitëse.

Besimtar i devotshëm i fesë katolike gjë të cilën e tregon jo vetem nga kryqi i floririt në qafë por dhe nga kryqet e shumta si dhe statujat e “Zojës Mari” që ndodhen në dhomën e tij të gjumit si dhe nga vizitat e shumta në kishën e Oroshit dhe atë të Laçit.

Ai është nga Shkodra lindur më 31 Gusht 1967 , me status civil i divorcuar por është babai i dy vajzave 27 dhe 22 vjeçe.
Fans i ekipit anglez të Liverpulit por dhe një ultras i ekipit të Vllaznisë të cilën e ndjek në stadium në çdo qytet të Shqipërisë.


Gjithmonë me kapele dhe çdo ditë me syze të shtrejnta nga firmat më të njohura mbi të.
Zgjohet gjithmonë në praninë e Sonit dhe Arit dy vajza 32 dhe 23 vjeçe me të cilat është i lidhur njëkohësisht dhe që të tre e kanë pranuar këtë realitet. Udhëtojnë, shëtisin, drekojnë, darkojnë këndojnë, kërcejnë, flenë dhe bëjnë qejf gjithmonë të tre sëbashku.

Kur vjen fjala te puna ai gjithmonë ruan , përkujdeset dhe garanton që Soni dhe Ari të mos cënohen.

Nuk kanë frikë ta fshehin raportin tresh edhe pse ndaj tyre u shkruajt në media në muajn Shkurt. Herë pas here në shoqërinë e tyre bashkohet dhe një qenush i bardhë.Raporti i tyre mund të konsiderohet “Open Relationship” ku nuk ka komplekse dhe për puthjet lesbike mes Sonit dhe Arit në sy të “Tatës”. Ata kanë dhe logon e tyre SFA.

Federiku është pronar i një lokali me muzikë live në Shkodër me emër mbiemrin e tij “Tata”.
Në dhomën e gjumit të treshes super të shtrenjtë e dizenjuar me dekor dhe mbi kokën e krevatit ndodhet fotoja e madhe në profil e Federikut me një kryq në mes dhe dy kupa në njërën prej tyre është “Jezu Krishti”, në komedinë mbajnë banane, një foto me “Zojën Mari”, telefonat , ndërsa në komodinën tjetër është një statujë sërish me “Zojën Mari”

Motoja e Federikut është si ajo e Liverpulit “You will never walk alone”/sosnews.al


