Fotoja e mësipërme tregon momentin kur një person i ka vërë zjarrin makinave në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me një bidonë benzinë në dorë, autori i vuri flakën makinave dhe më pas u largua nga vendngjarja. Ndërkohë që në momentin që u vuri flakën makinave, ai rrezikoi që të digjej edhe vetë.
Zjarri në makinat është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Pavarësia’. Fillimisht zjarri u vendos në një makinë tip Ford, ndërkohë që më pas u përhap duke përfshirë një Volkswagen dhe një Ford tjetër.

