Policia ndaloi në portin e Durrësit , një italian që kishte një pajisje të dyshimtë. Ai po nisej për Itali kur u ndalua dhe ishte i shoqëruar nga një shtetase italiane. Mësohet se ata kishin qendruar pak ditë në Durrës.
Para efektivëve blu, i huaji me iniciale G. I. tha se pajisja maste cilësinë e ujit, por Policia ka dyshime të forta se ajo është një pajisje përgjuese. Pyetjes se nga kush u kontraktua për këtë sipërmarrje, ai nuk iu përgjigj.
Paisja u dërgua për ekspertim pranë laboratorit shkencor, pasi shihej se ajo kishte disa funksione.
