Policia  ndaloi në portin e Durrësit , një italian që kishte një pajisje të dyshimtë. Ai po nisej për Itali kur u ndalua dhe ishte i shoqëruar nga një shtetase italiane. Mësohet se ata kishin qendruar pak ditë në Durrës.

Para efektivëve blu, i huaji me iniciale G. I. tha se pajisja maste cilësinë e ujit, por Policia ka dyshime të forta se ajo është një pajisje përgjuese. Pyetjes se nga kush u kontraktua për këtë sipërmarrje, ai nuk iu përgjigj.

Paisja u dërgua për ekspertim pranë  laboratorit shkencor, pasi shihej se ajo kishte disa funksione.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version