Klevis Sula,i riu nga Skrapari që u plagos me thikë në Austurvöllur në qendër të Rejkjavik, me 3 dhjetor,nuk mundi ti mbijetonte plagëve dhe sipas mediave vendase ka humbur jetën.

Ai ishte në gjendje kritike si pasojë e një agresioni ndaj tij dhe një tjetër shqipëtar në 3 dhjetor 2017 në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik.
Dy shqipëtarët u qëlluan me thikë pranë një monumenti të një sheshi qëndror në Rejkjavik
Autori u arrestua nga policia dhe pritet të dalë para gjykatës së Rejkjavik më 15 Dhjetor.
Lajmi i ndarjes nga jeta të 20 vjeçarit nga Skrapari u publikua edhe në faqen zyrtare të Policisë Islandeze dhe në shumë media të Islandës ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.//sosnews.al
