Klevis Sula,i riu nga Skrapari që u plagos me thikë në Austurvöllur në qendër të Rejkjavik, me 3 dhjetor,nuk mundi ti mbijetonte plagëve dhe sipas mediave vendase ka humbur jetën.

Ai ishte në gjendje kritike si pasojë e një agresioni ndaj tij dhe një tjetër shqipëtar në 3 dhjetor 2017 në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik.

Dy  shqipëtarët u qëlluan me thikë pranë një monumenti të një sheshi qëndror në Rejkjavik

Autori u arrestua nga policia dhe pritet të dalë para gjykatës së Rejkjavik më 15 Dhjetor.

Lajmi i ndarjes nga jeta të 20 vjeçarit nga Skrapari u publikua edhe në faqen zyrtare të Policisë Islandeze dhe në shumë media të Islandës ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version